Dominimi i “SpaceX” ka ngjallur shqetësime mbi fuqinë që personi më i pasur në botë ka përmes kontrollit të rrjetit “Starlink”.

Në 2023, Musk deklaroi se ka “më shumë të dhëna ekonomike globale në kohë reale në një kokë sesa kushdo tjetër ndonjëherë” përmes kontrollit të Tesla, “SpaceX “dhe të tjera.

Konkurrenti më i afërt i “SpaceX “sa i përket madhësisë së konstelacionit është aktualisht “OneWeb”, me 651 satelitë në funksion, por disa projekte kineze synojnë të kenë mbi 10 000 satelitë në orbitë deri në vitet 2030.

“SpaceX” synon të ndërtojë konstelacionin Starlink me 42 000 satelitë, megjithëse aktualisht ka leje vetëm për të nisur 12 000. Satellite.

Nisja më e fundit e” Starlink” gjithashtu barazoi rekordin vjetor të “SpaceX” për nisjet me raketën ”Falcon 9”, që është 132, me dhjetëra nisje të tjera të planifikuara deri në fund të 2025.