Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike do të përfshijnë territorin Shqiptar duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike; Orët e paradites do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të skajit Verior KU priten rrebeshe të izoluara shiu; Parashikohet që gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes; vranësirat të jenë më shumë prezente në të gjithë vendin KU sërisht do të mbetet i rrezikuar nga shirat Veriu i vendit; Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet në mbrëmje; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.