Sipas studimit, përqindja e të rinjve 16–24 vjeç që kanë kontakte të përditshme me miqtë ka rënë nga 44% në vitin 2015 në 36% në vitin 2022, pas një rënieje të mëparshme prej nëntë pikësh përqindjeje midis viteve 2006 dhe 2015. Midis viteve 2018 dhe 2022, të rinjtë ishin grupi që ndjeu më shumë përkeqësimin e marrëdhënieve shoqërore.
Ndër të moshuarit mbi 65 vjeç, u vu re rritja më e madhe e izolimit shoqëror. Përqindja e personave që raportuan se nuk takojnë kurrë miq u rrit me 5,5 pikë përqindjeje, duke arritur në 11.4% nga viti 2015 deri në 2022. OECD theksoi se një pjesë e kësaj rritjeje lidhet me hezitimin për kontakte të drejtpërdrejta gjatë pandemisë së Covid-19.
Në përgjithësi, studimi tregon se në 15 vitet e fundit ka pasur një rënie të qëndrueshme të takimeve fizike ndërmjet njerëzve, ndërsa kontaktet e shpeshta me miq e familjarë përmes telefonit apo rrjeteve sociale janë shtuar ndjeshëm.





