Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu; më të dukshme në zonat Veriore – Veriperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin dobësim të intensitetit të  shirave në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.