Sipas MeteoAlb; Orët e para të mëngjesit do të vijojnë nën ndikmin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokalë KU më të dukshme; vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri pas – mesdite kur pritet; përmirësim i ndjeshëm i kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke na ri-kthyer mbizotërimin e motit të kthjellët; në zonat malore priten kalime vranësirash të shpeshta POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje;
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në Zonat Bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.