Drew Struzan, i njohur për krijimin e veprave të artit ikonike për filma si “Star Wars”, “Indiana Jones” dhe “Back to the Future”, ka vdekur sot në moshën 78-vjeçare.

Drew Struzan ishte një gjeni i posterave që formësuan historinë e kinemasë, sipas “Rolling Stones Italia”.

“Askush nuk vizatonte si ai”, tha Steven Spielberg, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e kinemasë.

Në fillim të karrierës së tij, ai dizajnoi kopertina albumesh për artistë si, Beach Boys, Bee Gees, Earth dhe Wind & Fire, dhe ilustroi kopertinën e këngës “Welcome to My Nightmare” të Alice Cooper.

Në fund të viteve 1970, Struzan u angazhua në krijimin e një imazhi të ri për ribotimin e  “Star Wars” të vitit 1978.

Që prej kësaj periudhe, ai formësoi fjalë për fjalë imagjinatën tonë kinematografike, nga pjesët e tjera të “Star Wars” te “Blade Runner”, nga “E.T. – “The Extra-Terrestrial” te “Back to the Future”, nga saga “Indiana Jones” te “The Goonies”, nga “The Shawshank Redemption” te “Big Trouble in Little China”, te “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone”.