Nga gjithsej 500 efektivë shqiptarë, që shërbejnë aktualisht në misione ndërkombëtare, 30 prej tyre kontribuojnë në këtë mision, duke dhënë një shembull të përkushtimit, profesionalizmit dhe sakrificës për ruajtjen e sigurisë e stabilitetit ndërkombëtar.
Vengu theksoi se, puna dhe përkushtimi i tyre lartësojnë flamurin shqiptar dhe nderojnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Nga “Camp Butmir” në Bosnjë-Hercegovinë, ku kontingjenti ynë i Forcës Tokësore po shërben në kuadër të EUFOR ALTHEA.
30 nga 500 efektivët tanë të cilët shërbejnë në misione ndërkombëtare, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe duke lartësuar flamurin tonë”, shkroi Vengu në rrjetet sociale.





