Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta deri pas-mesditë kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes; pritet shtim i vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë rrebeshe shoqëruar me erë të fortë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR do të ueln ndjeshëm maksimumet; duke  luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.