Sipas MeteoAlb: Rënia graduale e Vlerave Barike do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta që në orët e para të mëngjesit KU më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë orëve të pasdites duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë shtrirjen Lindore; Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu pas-mesnatës dhe mëngjesin e së Enjtes.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 25°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.