Një gjykatë në shtetin amerikan të Teksasit urdhëroi gjigantin teknologjik jugkorean “Samsung” të paguajë rreth 445.5 milionë dollarë për shkelje të patentës.
Vendimi, që u mor në favor të kompanisë “Collision Communications” me seli në Nju Hempshër, është një vendim i shkallës së parë dhe mund të ndryshohet në apel.
Sipas “Collision”, smartfonët, tabletët, laptopët, frigoriferët, lavatriçet dhe pajisje të tjera shtëpiake të “Samsung“shkelin patentat në mënyrë të gjerë.
Katër patentat në fjalë lidhen me teknologji për “reduktimin e ndërhyrjeve të sinjalit në komunikimet e rrjeteve”.
“Samsung “argumentoi se patentat ishin të pavlefshme, por nuk arriti të bindte gjykatën e Teksasit, e cila i dha Collision një kompensim prej 445 494 dollarësh. Gjykata arriti gjithashtu në përfundimin se “Samsung kishte shkelur patentat qëllimisht, gjë që mund të çojë në një pagesë edhe më të lartë..
Në dhjetor të vitit 2023, Collision kishte paditur njëkohësisht edhe “Lenovo”, prodhuesin më të madh të kompjuterëve në botë. Ajo çështje u zgjidh në fund të shtatorit


