Do të MBETET Europa Juglindore dhe Qëndrore nën dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në një pjesë të mirë të Rajonit të Ballkanit dhe në gadishullin Peloponez. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash parashikohet të jetë gadishiulli Skandinav NDERSA Europa Lindore dhe pjesërisht rajoni i Balltikut do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu. PO ashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm priten brigjet e detit të zi KU vranësirat dhe shirat e dendur do të jenë prezente herë pas-here të shoqëruara me stuhi të forta ere.