Pjesa më e madhe e Republikës së Kosovës do jetë nën ndikimin e vlerave të larta Barike të cilat do të sjellin, dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës. Ndërsa pasditja do të sjellë shfaqje graduale të vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradusliasht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës POR nuk priten reshje;  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale POR vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.