Le t’i kushtojmë vëmendje zakoneve të mira për të mbrojtur zemrat dhe arteriet tona dhe për të zvogëluar rrezikun e atakut në zemër dhe goditjeve në tru, shkruan salute.eu.
Dhe le të mos harrojmë të flasim me mjekun tonë për kolesterolin “e keq”, të njohur si LDL.
Nivelet e larta të këtyre lipoproteinave janë një kontribues i madh në isheminë kardiake.
Nivelet e tepërta lehtësojnë zbërthimin e pllakave që grumbullohen në arterie.
Kjo shkakton një sërë reaksionesh që çojnë në bllokimin e arteries koronare, duke e privuar zemrën nga gjaku dhe oksigjeni.
Prandaj, duke marrë parasysh trigliceridet, të cilat, nëse rriten, mund të rrisin rrezikun, le të planifikojmë planin tonë të parandalimit me mjekun tonë, duke u përqendruar në ushqyerjen dhe stilin e jetesës së shëndetshme





