Territori i Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të PARAQITET nën mbizotërimin e motit të kthjellët KU më të theksuara kthjellimet priten në zonat Jugore – Jugperëndimore; Ndërsa pjesa e dytë e ditës gradualisht parashikohet të sjelli në pothuajse të gjithë Republikën e Kosovës kalime të lehta të vranësirave, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mbrëmjes në zonat Veriore dhe Lindore; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C temperatura më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.