Sipas MeteoAlb: Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë; duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta POR vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara shiu e dëbore do të paraqitet moti në zonat malore verilindore; Orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ULEN gjatë mëgjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.