Sondazhi zbuloi dallime të qarta në mënyrën se si gjermanët e përjetuan procesin e ribashkimit pas rënies së Murit të Berlinit.

Midis banorëve të ish-Lindjes së mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, 62% e të anketuarve thanë se ”ribashkimi çoi në efekte pozitive në jetën e tyre”, ndërsa 26% nuk ​​panë pothuajse asnjë ndikim dhe 9% raportuan pasoja negative’’.

Në të kundërt, 64% e të anketuarve nga ish-Perëndimi – që përfshinte Berlinin Perëndimor dhe landin jugor të Bavarisë – thanë se ”ribashkimi nuk ka ndikuar në jetën e tyre”, ndërsa 29% përjetuan efekte pozitive dhe vetëm 3% panë anët negative.

Më 3 tetor 1990, landet që përbënin Gjermaninë Lindore u integruan në Republikën Federale të Gjermanisë – emri zyrtar për Gjermaninë Perëndimore – duke i dhënë fund ndarjes së gjatë të kombit gjerman pas Luftës së Dytë Botërore.

Data është një festë kombëtare e njohur si Dita e Unitetit Gjerman.

Por, dekada më vonë, pasojat e ribashkimit janë ende shumë të kundërshtuara, me mospërputhjet e vazhdueshme midis rajoneve lindore dhe perëndimore.

Si pjesë e festimeve për të shënuar 35-vjetorin, presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të mbajë një fjalim në një ceremoni, të premten, së bashku me kancelarin gjerman, Friedrich Merz në landin perëndimor të Saarlandit