12 efektivë të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC), në bashkëpunim me kolegë të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimeve për Kërkim-Shpëtimin dhe atyre të Turqisë, kanë zhvilluar trajnimin e avancuar të Kërkim-Shpëtimit në zonat Urbane.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, ky trajnim kishte qëllim përforcimin e aftësive reaguese në rast të fatkeqësive natyrore dhe njerëzore.

MM thekson se, Komanda Mbështetëse synon të ndërtoje kapacitetet e duhura njerëzore, profesionistë të aftë për të ndërhyrë në rast të Emergjencave Civile brenda vendit, por dhe si pjesë e mekanizmave ndërkombëtare.