Saturday, June 7, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAShkenca kërkon më shumë financime për problemin e klimës

Shkenca kërkon më shumë financime për problemin e klimës

Shkencëtarët kanë kërkuar më shumë financime për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike. ”Duhen më shumë para se 100 miliardë dollarët që vendet e industrializuara u kanë premtuar vendeve veçanërisht të prekura nga ngrohja globale”, tha Axel Berger i Institutit Gjerman për Zhvillim dhe Qëndrueshmëri. Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha në një video-mesazh se ai do të propozonte krijimin e një “klubi klimatik” për të mundësuar shtetet që largohen nga karburantet fosile. Por, Berger kërkoi që “klubi i klimës” të trajtojë gjithashtu problemet e vendeve në zhvillim dhe të promovojë partneritetet e tranzicionit të energjisë. ”Ai gjithashtu duhet të trajtojë shqetësimet sociale”, kërkoi konomisti Dennis Snower, president i Iniciativës së Zgjidhjeve Globale. ”Multilateralizmi është nën presion”, tha Snower.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments