Kidman dhe Urban, të dy të rritur në Australi, kanë pasur ulje dhe ngritje në lidhjen e tyre gjatë gati dy dekadave.

Pak pas dasmës së tyre, Urban u regjistrua në qendër rehabilitimi për varësinë nga droga dhe alkooli.

Si ai ashtu edhe Kidman kanë thënë se problemet e tij me varësinë e kanë forcuar lidhjen e tyre.

Kidman dhe disa nga miqtë e tij të ngushtë organizuan një ndërhyrje që Urban tha se ia ndryshoi jetën.

“Gjithçka ishte projektuar, besoj, që ai moment të na bashkonte”, tha ai në paraqitjen e tij në vitin 2010 në ”The Oprah Winfrey Show”.

“Tani shikoj pas dhe e kuptoj që Nic më ka hapur sytë”, tha ai.

Dyshja u pa së bashku në qershor në një ndeshje të Kupës së Botës per Klubet në Nashville, Tenesi.

Aktorja e ”Babygirl” ka qenë e martuar më parë me aktorin Tom Cruise.

Dyshja ishte bashkë për më shumë se 10 vjet dhe gjithashtu ka dy fëmijë. Ata i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2001