Këto komente vijnë pasi presioni nga administrata e tij e shtyu ABC-në të pezullonte Jimmy Kimmel, prezantuesin televiziv, i cili sugjeroi se vrasja e ndikuesit konservator të opinionit publik, Charlie Kirk,  në Utah javën e kaluar, ishte kryer nga një mbështetës i Trump.

Pezullimi i Kimmel ka ngritur shqetësime se administrata Trump po përpiqet të kufizojë lirinë e fjalës së kritikëve të saj – me prezantues të tjerë të talk show-ve që komentuan mbi debatin.

“Kjo është censurë e hapur”, tha Stephen Colbert në emisionin e tij rival CBS.

“Me një autokrat, nuk mund të lëshosh asnjë centimetër”, theksoi ai.

Trump foli për këtë çështje me gazetarët në bordin e ”Air Force One”, ndërsa kthehej nga një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kam lexuar diku se rrjetet ishin 97% kundër meje…, e megjithatë unë fitova lehtësisht në zgjedhjet e vitit të kaluar”, tha presidenti.

“Ata më japin vetëm publicitet të keq. Dua të them, po marrin një patentë. Do të mendoja se ndoshta patenta e tyre duhet të hiqet”, shtoi ai.

Në monologun e tij të hënën, Kimmel, 57 vjeç, kishte thënë se “banda MAGA” – një referencë për mbështetësit e Trump që u mblodhën rreth sloganit të tij zgjedhor “Make America Great Again” – po “përpiqej me dëshpërim ta karakterizonte këtë fëmijë që vrau Charlie Kirk si çdo gjë tjetër përveç njërit prej tyre” dhe po përpiqej të “fitonte pikë politike prej kësaj”.

Zyrtarët në Utah, ku u vra Kirk, kanë thënë se ai ishte “indoktrinuar me ideologji të majtë”.

Kimmel gjithashtu e krahasoi reagimin e Trump ndaj vdekjes së 31-vjeçarit të besuar politik me “si një katërvjeçar që vajton një peshk të artë”.

Kimmel e ka dënuar sulmin dhe i ka dërguar “dashuri” familjes Kirk menjëherë pas të shtënave.

Kryetari i Federal Communications Commission (FCC), Brendan Carr, e akuzoi Kimmelin për “sjelljen më të keqe të mundshme” dhe tha se kompani si ABC, në pronësi të Disney-t, mund të “gjejnë mënyra për të ndryshuar sjelljen dhe për të ndërmarrë veprime… ose do të ketë punë shtesë për FCC-në”.

FCC ka fuqi rregullatore mbi rrjetet kryesore, të tilla si ABC, si dhe stacionet lokale që transmetojnë përmbajtjen e tyre.

Pronarët e stacioneve lokale gjithashtu mund të ndikojnë në rrjetet kryesore duke refuzuar të transmetojnë ”show” të tilla.

Kirk vdiq nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri në qafë, ndërsa fliste në Valley University, në Utah më 10 shtator.

Një 22-vjeçar u akuzua për vrasjen dhe prokurorët thonë se ai ishte “indoktrinuar me ideologji të majtë” dhe se ata do të kërkonin dënimin me vdekje.