Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve që kanë realizuar shitje online ka shënuar një rritje prej 3,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Pjesën më të madhe të ndërmarrjeve që realizojnë shitje online e zënë ato që operojnë në fushën e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 48,2% të numrit total të kompanive që kryejnë shitje elektronike, të ndjekura nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 44,8%, si dhe nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, me 43,3%.
Përveç kësaj, raporti i INSTAT tregon se vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online gjatë vitit 2025 ka arritur në 10,1% të xhiros totale të realizuara nga ndërmarrjet, duke shënuar një rritje prej 0,6% krahasuar me vitin 2024.
Tregtia me shumicë dhe pakicë vazhdon të mbajë pjesën më të madhe të xhiros, me 46,1%, e ndjekur nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, me 16,5%.