Perëndim në Berat

0
5

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, është tërheqës në sytë e turistëve të huaj, por edhe pushuesve vendas në çdo periudhë të vitit.

Qyteti ofron një përvojë autentike për këdo që e viziton, që nga bukuritë historike, kalanë, lagjet muzeale, deri te kulinaria tradicionale.

Sezoni turistik vazhdon edhe në këto ditë të shtatorit, ku turistë të shumtë kanë mbushur qytetin e Beratit për t’u njohur me atraksionet që ofron.

Vizitat në monumentet historike, kalanë e Beratit, ekspozita artizanale dhe ngjarjet folklorike e shndërrojnë përvojën e pushuesve në një eksperiencë autentike.

Lagjet muzeale si “Goricë” dhe “Mangalem”, kalaja e Beratit, muzeu “Onufri” dhe ai Etnografik, janë vetëm një pjesë e ofertës turistike që pushuesit gjejnë në këtë qytet.