Mbi 500 mijë vizitorë në Berat deri në gusht

0
3

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj gjatë vizitave të tyre në qytetin e një mbi një dritareve janë të shoqëruar edhe nga guidat turistike të qytetit.

Një prej këtyre guidave, Flutura Xhafa tha për ATSH-në se “turistët e huaj kërkojnë të dinë sa më shumë për historinë dhe traditat e qytetit tonë. Sot kisha një grup vizitorësh izraelitë, të cilët i shoqërova gjatë vizitës në Kala, pastaj në dy lagjet, Mangalem e Goricë, Urën e Goricës, që janë shumë të kërkuara për t’u vizituar nga turistët”.

“Po nuk munguan as vizitat në pjesën e qendrës mesjetare, ku ndodhet Xhamia Mbret, teqeja Helvetive, Konakët e Dervishëve etj.”, tha Xhafa.

Fluksi i madh i turistëve vendas dhe të huaj e ka shndërruar turizmin në industri më vete dhe në një shtyllë kryesore që vë në lëvizje ekonominë e Beratit.

Berati, i njohur për peizazhet piktoreske dhe trashëgiminë e pasur kulturore, u ofron vizitorëve një vështrim në të kaluarën magjepsëse të Shqipërisë dhe një shije të mikpritjes së tij të ngrohtë.