Republika e Maqedonisë së Veriu parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU në pjesën e parë të ditës kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja vonë do të sjellin kalime të lehta të vranësirave kryesisht në zonat Lindore dhe pjesërisht Veriore do të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.