Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ashtu sikurse e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë ishte i izoluar nga bota për dekada të tëra nën sundimin komunist, shkruan faqja e internetit lonelyplanet.com në një shkrim të gazetares Laura Millar.
Turizmi sapo ka filluar të evoluojë në qytetin, që tani është gjithnjë e më kozmopolit gjatë dekadave të fundit ku vizitorët për herë të parë kanë mundësi të përjetojnë disa përvoja kulturore interesante.
Shumë nga ato që mund të shihni dhe të bëni në Tiranë sillen rreth historisë së saj, si të lashtë ashtu edhe të kohëve të fundit, me disa monumente mbresëlënëse dhe art e arkitekturë avangardë, shumica e të cilave lidhen me ish-udhëheqësin e Shqipërisë, Enver Hoxha.