Kisha e Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës e cila daton në shek. XI-XII po restaurohet.
Kjo vepër e vyer e arkitekturës bizantine po i rikthehet komunitetit dhe historisë sonë kombëtare
“Ringritja e kambanores dhe hajatit të jashtëm, restaurimi i çatisë, konsolidimi i muraturës, pastrimi i fasadës, si dhe punimet e brendshme do ta kthejnë këtë vend kulti në një nga perlat e trashëgimisë sonë”