Ushtria shqiptare do të pajiset për herë të parë me automjete të lehta shumëfunksionale ‘LMV2’, të prodhuara nga Iveco Defence Vehicles, divizioni ushtarak i kompanisë italiane Iveco.
“Një moment i ri historik për LMV2: Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me automjetet tona…”, shkruan ne postimin e saj në Linkedin, Iveco Defence Vehicles.
Njoftimi i saj po ashtu shpjegon se blerja e automjeteve ushtarake do të financohet nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian për Paqen, ndërsa zbatimi është marrë përsipër nga Agjencia italiane e Industrive të Mbrojtjes.
“Një moment i ri për LMV2: Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me automjete LMV2, në një program të rëndësishëm të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondit Evropian për Paqen dhe të zbatuar nga Agjencia Industriale e Mbrojtjes së Italisë.
Kjo dërgesë përfaqëson furnizimin e parë të IDV me LMV për Shqipërinë, duke konfirmuar më tej këtë automjet si një nga platformat tona më të besueshme dhe më të përhapura gjerësisht në nivel global, të përzgjedhur nga mbi 15 vende për mbrojtjen, shpejtësinë dhe përshtatshmërinë e tij me misionin’, thuhet në një njoftimin e bërë nga kompania italiane.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur për ATSH-në se, “Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit Evropian të Paqes (European Peace Facility), i krijuar në mars 2021 dhe që synon forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendeve partnere si dhe rritjen e sigurisë rajonale e globale, ka mbështetur Shqipërinë me dy paketa ndihmash me një vlerë totale prej 28 milionë eurosh.