Parashikohen gjoba deri në 18,000 euro – ndërsa në zonat e mbrojtura ekziston edhe mundësia e arrestimit.

Pecetat e ndotura, kanaçet e pijeve, shishet e qelqit, apo qeset me mbeturina – që hidhen nga dritarja e një auromjeti të parkuar apo më keq akoma, nga një makinë në lëvizje – duke dëmtuar mjedisin – tani do të shoqërohen me gjoba të larta.

Fatkeqësisht, kjo ndodh kudo çdo ditë, në qytete, përgjatë rrugëve provinciale, në autostradë.

Megjithatë, që nga muaji gusht – kohërat kanë qenë të vështira për drejtuesit e automjeteve – që janë kapur nga autoritetet e patrullimit – duke hedhur mbeturina.

Bazuar në dekretin e miratuar nga qeveria italiane – hedhja e mbeturinave nga një automjet, qoftë në lëvizje apo i parkuar, mund të jetë shumë i kushtueshëm.

Kushdo që mendon se i ka shpëtuar gjobës – gabohet – tani ajo do ju dërgohet qytetarëve në shtëpinë e tyre – vetëm disa ditë më vonë.

“Më në fund”, tha Luigi Altamura, komandant i policisë lokale të Veronës dhe përfaqësues i ANCI-t për Trafikun Rrugor Italian.

“Nuk është vetëm një çështje etike urbane – por hedhja e një mbeturine nga një automjet mund të godasë një motoçiklist ose ta detyrojë automjetin të frenojë papritur, duke shkaktuar një aksident. Dhe nëse përfundon në një pusetë ose kanal, shkakton dëme mjedisore. Tani mund të ndërhyjmë më me efikasitet falë kamerave”, tha ai.