Deri në orët e mesditës i gjithë territori i Kosovës pritet të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime POR do të ketë herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta; Pas – mesditës parashikohet që vranësirat e shpeshta të shfaqen në të gjithë Kosovën duke bërë që në zona të izoluara të vendit herë pas here të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerta ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.