Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në të gjithë terriorin, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të lehta të vranësira. Parashikohet që vranësirat më të fokusuara të jenë në zonat Lindore të Maqedonisë së Veriut, POR nuk pritet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje shiu në këto zona të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes POR rriten në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ohërit deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë lehtë; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor