Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të krijojnë mundësi për reshje të pata shiu; Ndërsa; zonat Jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta POR pa reshje; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes DHE në mesditë duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësine 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.