Një bombardues amerikan B-29 hodhi bombën e parë atomike në histori në Hiroshima, në Japoninë perëndimore.

Tre ditë më vonë, i njëjti makth u përsërit në Nagasaki, rreth 400 kilometra më tej, në jugperëndim të vendit.

Përkujtimet, me rreth 100 vende të përfaqësuara, po zhvillohen këtë javë në dy qytetet japoneze.

Këto dy bomba bërthamore janë të vetmet deri më sot që janë përdorur në kohë lufte.

Ato vranë 140 000 njerëz në Hiroshima dhe 74 000 në Nagasaki midis gushtit dhe fundit të vitit 1945.