Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEZjarret në Evropë katërfishohen këtë vit

Zjarret në Evropë katërfishohen këtë vit

Sipas Programit të Kopernikut për vëzhgimin e tokës, këtë vit, numri i zjarreve në Evropë është pothuajse katërfishuar në 15 vitet e fundit. Monitoruesi i Bashkimit Evropian (BE) në rrjetet sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i zjarreve në bllokun evropian nga fillimi i vitit deri më 23 korrik ka arritur në 1926. Programi evropian i vëzhgimit të tokës tha se mesatarja e zjarreve për periudhën e referimit 2006-2021 ishte rreth 520. Në një tjetër postim në Twitter nga Programi i Kopernikut paralajmërohet për një rrezik më ekstrem në disa zona të Spanjës, Francës, Italisë, Marokut, Tunizisë dhe Algjerisë. Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përshkroi valën e vazhdueshme të të nxehtit si të paprecedentë, të frikshme dhe apokaliptike duke shtuar se si pasojë zjarreve kanë humbur jetën 1700 persona në Portugali dhe Spanjë.https://ata.gov.al/2022/07/28/bruksel-monitoruesi-i-be-se-zjarret-ne-evrope-katerfishohen-kete-vit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments