Gjirokastër, rreth 80 milionë lekë investime për strehimin social dhe infrastrukturën

0
2

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bedri Gonxhja, bëri të ditur se në bashkinë Gjirokastër do të realizohet një investim i rëndësishëm në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social.

Në total, ky investim arrin në shumën 79,9 milionë lekëve dhe ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi dhe në lagje ku mungojnë shërbime bazë si ujësjellësi dhe kanalizimet, ose ku këto shërbime janë të amortizuara.

Sipas ministrit, projekti ka një rëndësi të veçantë për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtyre zonave.

Një nga pjesët kyçe të këtij projekti është rikonstruksioni i rrugës “Baba Selimi, Zinxhira, Gjirokastër”, që do të përmirësojë qasjen dhe sigurinë për 98 familje.

Ky përmirësim do të krijojë mundësinë që këto familje të jetojnë në një mjedis më të denjë, të sigurt dhe funksional.