Kina ka ndërmarrë një hap të ri strategjik në Amerikën Latine falë një marrëveshjeje me Brazilin për të zhvilluar projektin hekurudhor bio-oqeanik.
“Infrastruktura do të lidhë portin brazilian të Ihéus, me pamje nga Atlantiku, me mega-portin e Chancay në Peru, të ndërtuar dhe menaxhuar nga kompania shtetërore kineze “Cosco Shipping”, raportoi gazeta “Valor Economico”.
Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit – Ministrisë së Transportit në Brazil – i është besuar infrastruktura, koordinimi i aktiviteteve paraprake si, mbledhja e të dhënave, studimet mjedisore dhe mbështetjen institucionale.
Ndërsa pala kineze, Instituti i Kërkimeve Ekonomike dhe Planifikuese Hekurudhore do të menaxhojë planin teknik.
Projekti përfshin një seksion hekurudhor prej rreth 4 500 kilometrash që, duke filluar nga Chancay, do të kalojë në Cusco, Pucallpa dhe Amazonën peruane deri në Acre, shteti në veriperëndim të Brazilit, brenda pyllit tropikal të Amazonës.
Nga atje, rruga do të vazhdojë përgjatë autostradës Amazoniane Br-364 përmes Rondonia, Mato Grosso, Goias dhe Bahia – duke u lidhur me hekurudhat Fico dhe Fiol që janë tashmë në ndërtim e sipër – deri në portin e Ilheus.
E konsideruar si një nga projektet më ambicioze të logjistikës në botë, hekurudha synon të reduktojë kohën e transportit drejt tregjeve aziatike me 10 ditë.
Një infrastrukturë që përshtatet në një kontekst ekonomik – në të cilin Kina është tashmë partnerja kryesore tregtare e Brazilit – që tejkalon 350 miliardë dollarë në tregtinë vjetore.