Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAZihen… bashkëpilotët?

Zihen… bashkëpilotët?

Një fluturim i ”Alaska Airlines” u rikthye në pistë, kur piloti dhe bashkëpiloti patën një mosmarrëveshje profesionale lidhur me vazhdimin e fluturimit për shkak të motit të keq, sipas një deklarate nga linja ajrore, njoftoi miamiherald.com. Fluturimi 1080 nga aeroporti ndërkombëtar ”Dulles” i Uashington DC për në San Francisko ishte planifikuar të nisej në orën 16:10, më 18 korrik, sipas linjës ajrore dhe faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve ”Flight Aware”. ”Fluturimi ishte vonuar me rreth 90 minuta për shkak të motit të keq”, sipas ”One Mile at a Time”, një uebsajt i lajmeve ajrore dhe udhëtimeve. ”Pas mosmarrëveshjes së bashkëpilotë, pasagjerët pritën rreth një orë tjetër ndërsa linja ajrore ndërronte ekuipazhet”, sipas deklaratës nga ”Alaska Airlines” dhe raportet e pasagjerëve. ”Aeroplani u ul në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos rreth dy orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar”, sipas Flight Aware. “Pas një ore e gjysmë vonesë, ne tani kthehemi në terminal për shkak të një zënke të kapitenit dhe oficerit të parë për t’u marrë vesh”, shkroi një përdorues i Twitter me emrin Chris Schumm. “Megjithatë, gjithçka shkoi shkëlqyeshëm”, shtoi ai. ”Alaska Airlines” tha në deklaratën e saj se pilotët bënë veprimet e duhura.http://ata.gov.al/2022/07/23/po-kur-zihen-bashkepilotet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments