Prej vitesh në Pogradec për të përballur fluksin e shtuar të turistëve gjatë verës funksionon Qendra Shëndetësore Verore.

Elona Katiraj, drejtoreshë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Pogradec, tha se “kjo qendër është e hapur 24 orë në 7 ditë të javës”.

Mjekja Luiza Zotaj tha se “problemet janë nga më të ndryshmet , si helmime, viroza, pickime nga insektet, probleme e tensionet etj”.

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.