Sportistja e Kosovës, Distria Krasniqi renditet në vendin e parë të klasifikimit botëror të Xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë. Po ashtu, ajo renditet e para edhe në listën e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, për të gjitha kategoritë. Kjo arritje ka rëndësi të jashtëzakonshme në prag të Lojërave Olimpike, pasi renditja botërore përcakton normat olimpike dhe statusin në garat madhore.
Krasniqi siguroi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, çka i shtoi në renditjen e përgjithshme 1400 pikë, duke e çuar totalin e saj në 7055 pikë. Me këtë rezultat, ajo lë pas rivalët, përfshirë edhe emra të njohur të xhudos botërore si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë).
Më parë, kreun e renditjes në kategorinë deri në 52 kg e mbante francezja Amandine Buchard me 5700 pikë, por me pikët e fundit, Krasniqi ka marrë një epërsi bindëse, duke e zbritur rivalen e saj në vendin e dytë.