Bashkitë e vendit po vijojnë me marrjen e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë drejtim janë vendosur dhe tabelat orientuese mbi vendndodhjen e plazheve publike.Plazhi i Shëngjinit në Lezhë është ndër zonat më të frekuentuara nga turistet vendas dhe të huaj. Bashkia Lezhë ka shtuar masat për menaxhimin e turizmit qe ka dhënë efekte të jashtëzakonshme, jo vetëm ne rritjen e të ardhurave por është shtimin e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë se zonës.