100 milionë lekë në vit për rimbursimin e stomës, përfitojnë 800 pacientë

0
2

Për herë të parë, paketat e trajtimit të stomës janë përfshirë në listën e pajisjeve të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një lehtësim i madh për qindra qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sfidë shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi këtë një lajm të mirë për pacientët me stomë.

Koçiu bëri të ditur se rreth 800 pacientë do të përfitojnë menjëherë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës: kolostomi, ileostomi, urostomi.

Për këtë qëllim, Koçiu u shpreh se është vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, një fond prej 100 milionë lekësh, për vitin 2025.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e konsideroi këtë një tjetër hap për të ofruar më shumë dinjitet, kujdes dhe mbështetje për çdo pacient që ka nevojë.