Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli pa nga afër situatën e plazheve publike dhe hapësirat e operatorëve privatë, në pikun e sezonit veror. Nga kontrolli në terren u konstatua një situatë të mirë në pastrimin e mbetjeve, por, sipas tij, duhet punuar edhe më shumë si nga punonjësit e Bashkisë e në veçanti nga operatorët privatë për të mbajtur edhe më të pastra hapësirat.
Në qytetin e Pogradecit ka të paktën 5 hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët, nga plazhi i “Uçkave” deri tek 1 Maji, në të cilat Bashkia premton se do të rrisë edhe më shumë kontrollin e pastrimin, por u ka bërë thirrje qytetarëve të japin kontributin e tyre, në mbajtjen pastër të mjediseve. Kryetari i bashkisë, Xhakolli u ka lënë detyra operatorëve privatë që të kujdesen edhe më shumë për pastrimin dhe zhvendosjen e mbetjeve. Sa i përket sigurisë në plazhe, bashkia dhe operatorët privatë kanë vendosur 5 kulla vrojtimi, të gjitha me vrojtues.https://ata.gov.al/2022/07/26/sezoni-turistik-5-plazhe-te-pastra-publike-ne-pogradec/