Siç njoftoi Delegacioni i BE-së, diskutimi u përqendrua në rolin qendror të prokurorive në sistemin gjyqësor të Shqipërisë pas reformës në drejtësi.
“Të dy vlerësuan rolin e SPAK-ut, i cili shihet si një faktor që ndryshon rrënjësisht situatën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar sundimin e ligjit dhe besimin publik”, njoftoi më tej Delegacioni i BE në Shqipëri.
Sipas zyrës së BE-së në vendin tonë, “ata theksuan nevojën për të mbështetur më tej Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe për të siguruar që ato të kenë burimet e nevojshme”.
“Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit gjyqësor me shtetet anëtare të BE-së, duke e konsideruar Shqipërinë një partner të përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale të zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë.