Europa Veriore dhe Lindore do të vijojnë të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime dhe të sjellin rreshje shiu edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu ishujt Britanik dhe pjesërisht Europa Jugperëndimore do të kenë vranësira të cila do të krijojnë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit parashikohet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime të shumta dhe kalime vranësirash, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në Ballkanin Perëndimor duke gjeneruar shira lokal. Europa Qëndrore do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.