Nis puna për rijetësimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”

0
3

Korporata Shqiptare e Investimeve po hedh hapin e radhës drejt transformimit urban dhe ka nisur punën për rijetësimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”.

Pallati i Sporteve është një tjetër ndërtesë ikonike që do të marrë jetë duke u shndërruar në një shtëpi të re për sportet e lojrave me dorë  dhe në një hapësirë moderne urbane  në shërbim të qytetit, banorëve dhe vizitorëve të tij.

Me artin, pasionin dhe vizionin drejt së ardhmes urbane, duke ruajtur vlerat historike, AIC fton të interesuarit të bëhen pjesë e këtij transformimi dhe të lënë gjurmën e tyre në kryeqytet.

Aplikimet janë të hapura deri më 13 korrik, bën të ditur AIC

Korporata, nërpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 298, datë 28.05.2025, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me dorë “Asllan Rusi”, Tiranë”, dhe autorizimit të dhënë nga Këshilli Bashkiak Tiranë nëpërmjet vendimit nr. 13249, datë 07.04.2025, në funksion të realizimit të projektit të investimit është autorizuar për të vepruar si zhvilluese e pronave shtetërore të përcaktuara në këtë vendim.

Ky projekt investimi synon të transformojë Pallatin e Lojrave me dorë “Asllan Rusi” në Tiranë dhe zonën urbane përreth tij, duke e kthyer në një qendër multi-funksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës. Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik (Bashkisë Tiranë), që ka interes të zhvillojë pronën e tij dhe të përfitojë një pallat sporti bashkëkohor, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.

Për më shumë të interesuarit mund të gjejnë informacion në linkun:  https://www.aicorporation.al/sq/projekte/rijetzimi-i-pallatit-t-lojrave-me-dor-asllan-rusii