Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) publikoi të dhënat për periudhën Janar-Maj 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë në vendin tonë.
Sipas DPSHTRR-së, përgjatë kësaj periudhe janë testuar 101 696 mjete, nga të cilat 86,39 përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende.
DPSHTRR, bën të ditur se, në totalin e mjeteve të kontrolluara 25, 8 % e tyre kanë ngelur në testim. Konkretisht, 26.207 mjete kanë ngelur në kontroll për arsye që lidhen kryesisht me 34% për shkak të mangësive vizuale e funksionale; 35% për shkak të problemeve me sistemin e shkarkimit të gazrave; 13% për probleme me sistemin e drejtimit dhe 18% për shkak të sistemit të frenimit.
Pjesa më e madhe e kontrolleve 36.2% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, duke pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Ndërsa në fund renditet qarku i Gjirokastrës, përsa i përket numrit të mjeteve të testuara.
Sipas DPSHTRR-së, 3,137 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, për shkak se nuk kanë përmbushur kushtet teknike të qarkullimit.