Paratë që sollën emigrantët, gjatë tremujorit të parë 2025 shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Sipas të dhënave të publikuara në Bilancin e Pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve, (remitancat) për periudhën janar-mars 2024, arritën në 251 milionë euro.
Krahasuar me një vit më parë, janar-mars 2024 në euro, remitancat u rritën me 4%, ose në vlerë mbi 9 milionë euro.
Gjermania, Franca, Italia, Greqia, Anglia, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, renditen si vendet kryesore prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në këto shtete.
BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, shpenzimet e turistëve, investimet e huaja direkte kanë qenë faktorët kryesore në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti.