Ky dokument vjen si rezultat i një analize të thelluar për modernizimin e shërbimeve të regjistrimit të pasurive, duke përcaktuar hapat konkretë proceduralë dhe teknikë, si dhe angazhimet institucionale të nevojshme për përmbushjen e objektivave të projektit.

Paralelisht, projekti fokusohet edhe në përmbylljen me sukses të procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë, një proces jetik për sigurinë juridike të pronësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jemi të përkushtuar për digjitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale dhe për përmbylljen me sukses të Regjistrimit Fillestar në të gjithë territorin e vendit”, siguroi Goxhobelli.