Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale për pushuesit që duan të shkojnë në plazh.
“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.