Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, 3% më shumë pasagjerë kanë udhëtuar përmes Portit të Durrësit në janar–prill 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Plot 151,000 pasagjerë kanë zgjedhur portin më të madh detar të vendit për të udhëtuar në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti”, theksoi APD.
Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me të gjitha instancat që operojnë në portin më të madh në vend, po planifikojnë edhe masat e nevojshme për sezonin turistik veror.
Autoritetet kanë për qëllim garantimin e mbarëvajtjes së operacioneve në nisje të këtij sezoni, të fokusuara kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve