16 udhërrëfyes të rinj për hiking dhe trekking në veri të Shqipërisë

0
2

16 të rinj nga Tropoja, Hasi dhe Kukësi kanë përfunduar një trajnim profesional prej 320 orësh dhe janë gati të udhëheqin vizitorët në zonat malore të Shqipërisë së Veriut dhe më tej.

Në proces është certifikimi i tyre përfundimtar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

GIZ dhe MTM bën të ditur se, udhërrëfyesit e rinj janë të trajnuar në: Navigim në terren malor, verë dhe dimër; menaxhim rreziku dhe siguri në mal; interpretim i trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe praktika të turizmit të qëndrueshëm.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një turizëm më cilësor dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në veri të vendit aty ku puna me komunitetin dhe mbështetja për sipërmarrjet e reja ecin paralelisht.

Përgatitja dhe certifikimi i profesionistëve udhërrëfyes nga MTM, përtej prezantimit të bukurive natyrore e trashëgimive kulturore të vendit, është i rëndësishëm për të ofruar turizëm të sigurt në terrenet me nivele të caktuara vështirësie, ku shoqërimi nga guidat profesioniste është i domosdoshëm.